AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dy fëmijët u përplasën për vdekje, ndërsa një tjetër përfundoi te Trauma, Rama: Zoti u dhëntë forcë prindërve t’i mbijetojnë dhimbjes

Teksa ka mbërritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian, kryeministri Edi Rama ka marrë vesh lajmin për vdekjen e dy fëmijëve në Durrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë, ndërsa i bashkohet lutjes për shërimin e fëmijës së tretë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Mësohet se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë. Të miturit ishin të gjithë të moshës 10 vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”, shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button