KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksion i befasishëm në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit. Dalin pamjet e kontrolleve, të dënuarit në ‘skaner’

Aksion blic është zhvilluar sot në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”


Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”


Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta.

Reklama në FieriWeb

Për rastet e konstatuara u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.


Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button