KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Berat në afërsi të fshatit Strum, një i plagosur transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Berat, në afërsi të fshatit Strum.

Sipas të dhënave paraprake, një motor është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetase femër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button