KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy turistë kroatë devijojnë lundrimin për shkak të motit të keq dhe problemeve shëndetësore, mbërrijnë në Vlorë për ndihmë

Dje rreth orës 17:30, një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez ka mbërritur në portin e Vlorës, pasi dy shtetas kroatë në bord janë detyruar të devijojnë lundrimin për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe problemeve shëndetësore që u janë shfaqur gjatë udhëtimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të nisur nga Korfuzi me destinacion Dubrovnikun, ata janë përballur me vështirësi në det të hapur, çka ka bërë të pamundur vijimin e rrugës sipas planit fillestar. Për këtë arsye, mjeti është kthyer drejt portit të Vlorës për asistencë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas mbërritjes, përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa dy turistët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button