KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplaset nga motomjeti teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë. Një 87-vjeçar, që lëvizte me biçikletë, ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Policia bën me dije se drejtuesi i motomjetit, shtetasi S. M., 31 vjeç, është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I moshuari, identifikuar me inicialet L. P., u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas raportimeve, viktima është babai i ministres Adea Pirdeni.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button