KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksioni i AMP-së në Sarandë, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë

Detaje të reja janë zbarhdur nga aksion Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i zhvilluar në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste të ndërtimeve pa leje. 

Raportohet se pas dy efektivëve, është arrestuar edhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë. 

Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë. 

Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button