BOTASTAR CHANNEL

E rëndë në Gjermani/ Rrjedhja e një substance kimike në një kompani në Nurenberg i m*rr jetën 1 punëtori, përfundojnë në spital 17 të tjerë

Një rrjedhje kimike në ndërtesën e një kompanie në Nuremberg të Gjermanisë, ka vrarë 1 punëtor dhe ka dërguar 17 të tjerë në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aksidenti ndodhi të premten pasdite në një park industrial në qytetin gjerman dhe shkaktoi mobilizim të gjerë nga autoritetet lokale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dy punëtorë u gjetën pa ndjenja në ambientet e kompanisë dhe njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë në spital, sipas policisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Autoritetet bavareze sigurojnë se nuk ka më rrezik për shëndetin publik, pasi rrjedhja u ndalua kur ishte ende brenda ndërtesës. Ende nuk është sqaruar se çfarë substance kimike ka rrjedhur, as shkaqet e rrjedhjes.

Reklama në FieriWeb

Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa) raportoi se 65 zjarrfikës, disa prej të cilëve të veshur me kostume mbrojtëse kimike, nxituan në vendngjarje dhe larguan dhjetëra punëtorë nga ndërtesa.

Related Articles

Back to top button