KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Lushnjë–Berat, automjeti përfundon në kanal pranë Kashtbardhës, në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Peugeot” me targa bullgare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person, ndërsa deri tani nuk është paraqitur asnjë shtetas në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Hetimet për rastin vijojnë.




