KRONIKËSTAR CHANNEL

Persona të paidentifikuar hedhin benzinë te mbi 20 mjete të tonazhit të rëndë në hidrovorin e Akërnisë, digjet fadroma

Gjatë natës së kaluar, në zonën e hidrovorit të Akërnisë, në një sipërfaqe pyjore, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda që përdoren për punimet në këtë zonë dhe më pas u kanë vënë flakën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë, një mjet tip fadromë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është djegur totalisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve te mjetet e tjera.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dëshmitarëve, roja i objektit ka qenë në vendroje në momentin kur autori ose autorët kanë hedhur benzinën dhe kanë ndezur zjarrin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Fatmirësisht, edhe pse benzina ishte hedhur mbi të gjitha mjetet e rënda, vetëm një fadromë u dogj plotësisht. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button