AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

RIKTHIMI I DËNIMIT ME VD*KJE PËR ABU*UESIT E FËMIJËVE, THIRRJE E FORTË PAS RASTEVE TRONDITËSE TË DH*NËS NDAJ TË MITURVE

“Pas çdo pedofili është një fëmijëri e abuzuar, por jo çdo fëmijë i abuzuar bëhet pedofil…” Po kur pedofili fshihet pas një babai me një familje, çfarë ndodh vite më pas me fëmijët e tij?

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Projektligji i ri për viktimat e dhunës dhe abuzimit vendos në qendër shërbimet për viktimat, deri më tani shumë sipërfaqësore, në kushtet e një “lëmoshe kalimtare dhe të pamjaftueshme” për bukën e përditshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po për abuzuesit, a mjafton burgosja? KUSH prek fëmijët nuk duhet të jetojë më!

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Rikthimi i dënimit me vdekje, pasi të jetë dhënë vendimi i gjykatës, është vetëm fillimi i ndëshkimit! Ndërsa burgosja për pedofilët nuk është ndëshkim, është molepsje e sistemit që i ikën drejtësisë.

Reklama në FieriWeb

Pothuaj një vit pas zbulimit nga kryetari i fshatit X të një fëmije të abuzuar mizorisht në kanalin e fshatit, çështja ka vijuar të hetohet. Një nga abuzuesit e të miturës, babai “monster”, është në pranga… Abuzuesit e tjerë, ndërsa i fundit, deri pak kohë më parë, ishte i lirë.

Po çfarë do të kishte ndodhur nëse fëmija do të ishte gjetur nga personi i familjes që po e kërkonte? Viktima e mitur është më e madhja mes 7 fëmijëve!

Ndërkohë, histori të tjera ngacmimesh apo abuzimesh të denoncuara raportohen nga viktimat dhe shërbimet vihen nën presionin e një “rasti të ri”. Nuk ka ende struktura të plota trajtimi rast pas rasti. Në Europë nuk pranohesh pa Garancinë Europiane të Kujdesit për Fëmijët!

Nëse nuk vendoset dënimi kapital për abuzimin me fëmijët, fëmijët viktima sot mbeten në mbijetesë psikologjike dhe ekonomike, por nesër do të jenë të padukshëm në dhimbjen e tyre. Një mundësi për përsëritjen e monstrës. Abuzues të fshehtë me një të shkuar të errët në fëmijëri…

Në historitë e jetës së kriminelëve pedofilë, jo vetëm në Shqipëri, ka gjithmonë një krim të parë të fshehur, të pandëshkuar, ndaj mendoj se duhet ndëshkimi ligjor me ekzekutim dhe trajtim afatgjatë i viktimave.

Po e rikthej këtë foto ku abuzuesi “monster”, një vit më parë, hyn në gjykatë dhe duket “i përkëdhelur” nga bashkëjetuesit e qelisë. E riktheva si një moment “frame” – një burrë “monster” që dikur ka qenë fëmijë diku në errësirën e abuzimeve të fshehura, të mbetura pa ndëshkim, që prodhuan monstrën e re!

Gazetare: Laureta ROSHI – fieriweb.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button