AKTUALITETSTAR CHANNEL
Punimet në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogarasë arrijnë në 80%, nis asfaltimi në kilometrin e parë

Vijojnë me ritme të larta punimet në segmentin e rrugëve lidhëse pranë Tuneli i Llogarasë, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%.
Sipas njoftimit, në këtë segment kanë nisur edhe punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë, një fazë e rëndësishme drejt përfundimit të investimit.
Ky projekt pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe aksesit drejt jugut të vendit, duke mundësuar lëvizje më të shpejtë, më të sigurt dhe lehtësim të trafikut për qytetarët dhe turistët që frekuentojnë zonat bregdetare.




