KRONIKËSTAR CHANNEL

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane është plagosur nga policia në një shkëmbim zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Së bashku me 23-vjeçarin Leonard Dema, në makinë së bashku me të ishte dhe Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Siç mësohet nga autoritetet, Fufi ishte së bashku në makinë me Demën dhe mbante me vete një armë, të cilën ia ka drejtuar policisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ai është arrestuar nga forcat operacionale, ndërsa Leonard Dema ndodhet momentalisht në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi Amadeo Fufi, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button