KRONIKËSTAR CHANNEL

Digjen 4 betoniere në Fushë Dukat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një vendprodhimi betoni në pronësi të Blerti Mehillajt.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e nyjës së betonit në momentin e ngjarjes. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur mjetet me lëndë djegëse dhe më pas u ka vënë flakën.

Reklama në FieriWeb - “”

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për identifikimin e autorit të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button