KRONIKËSTAR CHANNEL

Sigurohet fotoja e Sokol Hoxhës pas 30 vitesh në arrati! Pamja e re e autorit të vrasjes së dy vëllezërve në Patos dhe të një 19-vjeçareje në Belgjikë

Pas afro tre dekadash në arrati, është siguruar pamja e sotme e Sokol Hoxhës, një prej shqiptarëve më të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili u arrestua së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fotoja e siguruar e tregon Hoxhën, tashmë 51 vjeç, pak momente pas ndalimit nga autoritetet amerikane më 5 maj në shtetin e Ohio-s. Bëhet fjalë për një imazh që vjen pas 30 vitesh arrati dhe që zbulon transformimin e tij ndër vite, ndërsa prej dekadash ai kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Lajmi për arrestimin e tij ishte bërë publik më herët, por tashmë vëmendja është përqendruar te fotografia e siguruar, e cila sjell për herë të parë pamjen aktuale të njeriut që për vite të tëra konsiderohej si një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sokol Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas ngjarjes së vitit 1997 në Patos, ku akuzohet për ekzekutimin e dy vëllezërve. Për këtë çështje, ai u dënua në mungesë nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, në Belgjikë ai rezulton i dënuar edhe për një tjetër krim të rëndë, vrasjen e një vajze shqiptare 19-vjeçare, e cila sipas hetimeve ishte shfrytëzuar për prostitucion.

Reklama në FieriWeb

Sipas informacioneve të publikuara më herët, identifikimi i tij ka qenë tepër kompleks për autoritetet, pasi mungonin të dhëna të plota biometrike dhe për vite të tëra ai kishte arritur të ndryshonte identitetin dhe të lëvizte në vende të ndryshme.

Arratia e gjatë e Sokol Hoxhës mori fund në SHBA, ndërsa tashmë ai po përballet me procedurat ligjore për ekstradimin, ku Shqipëria dhe Belgjika pritet të ndjekin hapat përkatës juridikë.

Pamja e publikuar konsiderohet si një prej detajeve më të forta të këtij zhvillimi, pasi pas 30 vitesh fshehjeje, fotografia zbulon fytyrën aktuale të një personi që për shumë vite mbeti një emër në dosjet e kërkimit ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button