KRONIKËSTAR CHANNEL
Tragjedi në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën një fëmijë 7-vjeçar pasi u përplas nga automjeti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë rreth 7-vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:00, një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale P.B., 61 vjeç, ka përplasur të miturin. Si pasojë e plagëve të marra, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.




