KRONIKËSTAR CHANNEL

Procedohen shefi i Policisë dhe shefi i Regjimit në IEVP Fier, arrestohet një i dënuar për narkotikë brenda burgut

Kontrollet e zhvilluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier kanë nxjerrë në pah shkelje dhe problematika të lidhura me futjen dhe qarkullimin e sendeve të ndaluara brenda institucionit, ndërsa për rastin kanë nisur edhe procedime penale ndaj punonjësve të burgut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrollit të fundit të zhvilluar në Godinën A të IEVP Fier, autoritetet arrestuan shtetasin A.M., i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” si dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Sipas të dhënave zyrtare, ai po vuan një dënim prej 12 vitesh burg për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Paralelisht me arrestimin e të dënuarit, është vendosur nisja e procedimit penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj gjashtë punonjësve të IEVP Fier. Mes personave të proceduar ndodhen edhe drejtues të rëndësishëm të institucionit, si shefi i Policisë dhe shefi i Regjimit të Brendshëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, procedimi penal ka nisur për:

Reklama në FieriWeb

A.H – Shef i Policisë në IEVP Fier
N.H – Shef i Regjimit të Brendshëm
A.M – Specialist Policie
A.M – Kontrollor
O.K – Kontrollor
R.S – Kontrollor

Kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit zhvillohen periodikisht dhe në mënyrë të befasishme, me qëllim evidentimin e telefonave celularë, lëndëve narkotike, mjeteve të ndaluara dhe sendeve të tjera që cenojnë sigurinë e institucionit.

Ndërkohë, kontrollet po vijojnë edhe në IEVP Shkodër, ku gjatë verifikimeve në ambientet e brendshme janë gjetur tre aparate celularë, për të cilët janë kryer procedurat përkatëse dhe janë njoftuar strukturat kompetente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button