KRONIKËSTAR CHANNEL

12 masa sigurie në Sarandë/ Nën hetim policë, zyrtarë dhe biznesmenë për ndërtime e shpërdorim detyre

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtime të paligjshme dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie është edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në listë përfshihet gjithashtu biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe oficeri i policisë Irakli Kociu.

Ndërkohë është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist policie në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Masë sigurie është caktuar edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i Policisë së Sarandës.

Po ashtu, masë sigurie është vendosur edhe ndaj ndërtuesit Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet lidhen me një çështje më të gjerë që përfshin arrestimet e mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button