KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Vlorë, automjeti përplas një këmbësor në rrugën e Plazhit të Vjetër

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, personi i aksidentuar ka mbetur i lënduar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




