AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve – ja tarifat e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të datës 28 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas vendimit të ri:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Gazoil (SSH EN 590)
    • Shitja me pakicë: maksimumi 187 lekë/litër
    • Shitja me shumicë: maksimumi 175 lekë/litër
  • Benzinë (SSH EN)
    • Shitja me pakicë: maksimumi 174 lekë/litër
    • Shitja me shumicë: maksimumi 162 lekë/litër

Bordi ka theksuar se të gjithë operatorët e tregut janë të detyruar të respektojnë këto çmime, ndërsa çdo shkelje do të shoqërohet me masa administrative, përfshirë pezullim të aktivitetit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Reklama në FieriWeb

Sipas sqarimit zyrtar, çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, ndaj nuk aktivizohet ulja e akcizës dhe vijon aplikimi i nivelit të plotë (100%).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button