Rama për projektin në Zvërnec: Nuk po falet tokë, gjithçka është pronë private

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj debatit publik për projektin turistik në zonën e Zvërnecit, ku janë përfshirë investitorë të huaj.
Ai deklaroi se nuk bëhet fjalë për “falje” apo dhënie të pronës publike, por për një projekt që zhvillohet mbi rreth 300 hektarë tokë private, e pozicionuar pranë Lagunës së Nartës dhe Zvërnecit.
Sipas Ramës, investitorët kanë siguruar pronën përmes marrëveshjeve me privatë dhe jo nga shteti shqiptar. Projekti parashikon një kompleks turistik me standarde ndërkombëtare dhe investime të mëdha.
Kryeministri theksoi se shteti nuk ka shitur apo dhënë asnjë pronë publike në këtë rast, duke i cilësuar debatet në rrjet si “lajm i rremë”.
Ai shtoi se shteti do të jetë i përfshirë në projekte të tjera strategjike, përfshirë edhe zhvillimet në ishullin e Sazanit, ku ende vijojnë negociatat.




