KRONIKËSTAR CHANNEL

Bëri manovra të rrezikshme para Komisariatit, duke i ikur ndjekjes së policisë humb jetën 43-vjeçari në aksidentin tragjik në Lushnjë

Bëri manovra të rrezikshme para Komisariatit, humb jetën 43-vjeçari në aksidentin tragjik në Lushnjë

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 01:45, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar përmes kamerave të sigurisë një automjet tip “Mercedes-Benz” që po kryente manovra të çrregullta përpara godinës së komisariatit. Më pas, drejtuesi i mjetit ka dalë disa herë nga automjeti duke bërtitur para institucionit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas njoftimit të sallës operative, një patrullë policie është afruar për të verifikuar drejtuesin e mjetit dhe arsyen e sjelljes së tij. Sapo ka vënë re praninë e policisë, drejtuesi është larguar me shpejtësi të madhe nga zona.

Reklama në FieriWeb

Vetëm pak minuta më vonë, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, automjeti dyshohet se ka dalë nga kontrolli për shkak të shpejtësisë së lartë, është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button