KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Kaninë, përplasen dy automjete! Një person nxirret nga makina me ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është bllokuar brenda automjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë të plagosurin nga mjeti.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





