KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në autostradën Fier–Vlorë, humb jetën një këmbësor në Novoselë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Novoselë, në autostradën Fier–Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Si pasojë e goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet vijojnë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button