KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Delvinë–Sarandë, makina përmbyset në kanal pranë Karahaxhit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Delvinë–Sarandë, pranë fshatit Karahaxh.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin gjatë lëvizjes, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Fatmirësisht, në momentin e aksidentit në automjet ndodhej vetëm shoferi, i cili ka shpëtuar pa lëndime serioze dhe ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.




