KRONIKËSTAR CHANNEL

Nëna e Violand Braçellarit flet për herë të parë: “Do ta takoj në burg, më dhimbset. Më vjen keq edhe për policin e vrarë”

Ka folur për herë të parë Berdane Braçellari, nëna e Violand Braçellarit, i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, dhe plagosjes së efektivit tjetër, Edison Adri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Duke folur për mediat, ajo ka rrëfyer versionin e saj mbi ngjarjen e ndodhur më 4 qershor, duke pretenduar se djali i saj nuk ka qëlluar i pari dhe se policia nuk është identifikuar apo nuk ka bërë thirrje për dorëzim para shkëmbimit të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas saj, Violand Braçellari prej vitesh jetonte i fshehur në zonat malore dhe rrallë kthehej pranë familjes. Ajo mohoi që i biri të kishte kultivuar lëndë narkotike dhe tha se kishte tentuar disa herë ta bindte të dorëzohej, por ai refuzonte për shkak të dënimit që rëndonte mbi të.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në një moment emocional të intervistës, nëna e të arrestuarit shprehu keqardhje edhe për familjen e policit të vrarë:

Reklama në FieriWeb

“Më vjen shumë keq. Zëre sikur më vdiq djali im. Jam me ata. Më dhimbset ai djalë. Ishte në detyrën e tij.”

Ajo shtoi se do ta vizitojë të birin në burg:

“Do e takoj se e kam djalë. Më dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.”

Deklaratat e saj përfaqësojnë versionin personal të ngjarjes, ndërsa hetimet e autoriteteve vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button