Amnistia penale 2026/ 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 të tjerë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektligjin për amnistinë penale.
Sipas tij, nga kjo amnisti do të përfitojnë 380 persona me lirim të menjëhershëm, ndërsa 900 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.
Gogu theksoi se nga kjo amnisti nuk do të përfitojë asnjë person i dënuar për korrupsion, krim të organizuar apo çështje që janë në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion.
“Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra sepse përmbledhin filozofinë e këtij projektligji”, deklaroi ministri.




