KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbulohen 7446 bimë kanabisi në Velipojë, pezullohen Shefi i Komisariatit të Shkodrës dhe 2 efektivë policie

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë gjetur të kultivuara 7.446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë. Pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë dhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj dy të tjerëve.

Sipas njoftimit zyrtar, informacioni për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në një territor të hapur dhe lehtësisht të verifikueshëm në zonën fushore të Reçit të Ri ka mbërritur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Menjëherë janë organizuar veprimet për asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për mangësi në përmbushjen e detyrave, janë pezulluar nga detyra:

  • Kryekomisar B. L., Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër;
  • Nënkomisar Z. M., Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
  • Inspektor S. K., Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike.

Ndërkohë, ka nisur hetimi disiplinor pa pezullim nga detyra edhe për dy punonjës të tjerë të Policisë së Velipojës, pjesë e grupit të kontrollit të territorit: specialistin për hetimin e krimeve dhe një ndihmësspecialist të policimit në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë mbetet prioritet, duke paralajmëruar se do të ketë zero tolerancë si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu edhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button