AKTUALITETSTAR CHANNEL

Artan Dulaku: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të ndryshojë Shqipërinë

Sipërmarrësi i njohur Artan Dulaku është shprehur se investimi i paralajmëruar në zonën e Zvërnecit do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I ftuar në podcastin “Pjaca në Radar”, në një intervistë me gazetarin Peza, Dulaku u pyet se ku do të sugjeronte të investohej në Shqipëri. Ai veçoi zonën e Vlorës, duke theksuar se tani është momenti i duhur për të investuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Zona e Zvërnecit, por unë do të sugjeroja Vlorën, nga Vjosa deri në Orikum. Duhet të investojnë tani, sepse më vonë nuk do të kenë mundësi. Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të ndryshojë jetën e zonës dhe të gjithë Shqipërisë. Në Ballkan nuk ka investime të këtij niveli. Vlora do të jetë një ‘manastir’ jashtë krizës për dy faktorë: investimi i madh i huaj dhe aeroporti”, u shpreh Dulaku.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas tij, zhvillimet e pritshme në këtë zonë do ta kthejnë Vlorën në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit në vitet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button