KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Gjirokastër/ Mbytet në një pishinë private një 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë private.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.P., 15 vjeç. Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe se si i mituri përfundoi i mbytur.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti tragjik.

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button