POLITIKËSTAR CHANNEL

Ka rënë apo jo “non grata” e Berishës? Ligji 7031 i Uashingtonit: Përjashtimet për interesin kombëtar të SHBA-ve, udhëtimet dhe hyrjet për arsye specifike

Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot për Top Channel se ka bërë disa përjashtime nga sanksionimi non grata i kryetarit të Partisë Demokratike pesë vite më parë, por nuk e përmendi termin “non grata”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një kërkim në internet se çfarë nënkupton lëshimi i një “waiver”, rezulton se ajo do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një waiver mund të nënkuptojë që:

Reklama në FieriWeb

kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar;

personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike;

ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button