KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në një apartament në Vlorë, dëme të shumta materiale

Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen “Pavarësia”, pranë ish-Kombinatit në Vlorë, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni është shoqëruar me vështirësi për shkak të lartësisë së katit ku kishte rënë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Ekspertët pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button