Operacioni i tretë kundër prostitucionit në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër ushtrimit të prostitucionit, duke vënë në pranga dy shtetase nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për Dina Camargo, 31 vjeçe, dhe Geraldine Calderon, 20 vjeçe, të cilat, sipas hetimeve të kryera nga policia, ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.
Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i prostitucionit, si dhe 6 telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme hetimore.
Në kuadër të të njëjtit procedim penal, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 3 shtetas, të dyshuar për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.




