AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Fier: Ujësjellësi njofton ndërprerje uji në mes të vapës, orari mbetet “fleksibël” sipas traditës

Fier – Ujësjellës-Kanalizime Fier ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa zona të qytetit dhe rrethinave, pikërisht në kulmin e temperaturave të larta të verës, duke u siguruar qytetarëve një “përvojë autentike verore” me kova dhe legenë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, zona urbane e Fierit do të mbetet pa ujë nga ora 22:00 e datës 17 qershor 2026, ndërsa rikthimi i furnizimit parashikohet pas orës 10:00 të datës 18 qershor. Megjithatë, përvoja e mëparshme sugjeron se termi “pas orës 10:00” mund të përfshijë një gamë të gjerë interpretimesh, nga paraditja e vonë deri në një moment të pacaktuar gjatë ditës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, në zonat Kraps, Plyg dhe Griz, uji pritet të rikthehet pas orës 16:00, një tjetër afat i cili mbetet po aq elastik sa vetë rrjeti i furnizimit në ditët e verës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Nga ana e tij, Ujësjellësi thekson se ndërhyrjet janë të domosdoshme për rehabilitimin e rrjetit dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët ndërkohë këshillohen të mos harrojnë furnizimin bazë: kova, legenë dhe durim të pakufishëm.

Reklama në FieriWeb

Për transparencë me qytetarët, më poshtë po publikojmë edhe njoftimin e plotë të UKF-së.

📢 NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË 💧
Në kuadër të punimeve për rehabilitimin e sistemit shpërndarës në Depon Qendrore Qafa e Koshovicës, të cilat do të realizohen nga firma kontraktore AlbStar, pjesë e projektit:
🔹 Ndërtimi i Stacionit të Ri Kafaraj
🔹 Rehabilitimi i Depove Qendrore Qafa e Koshovicës
🚧 Furnizimi me ujë për zonën urbane do të ndërpritet:
🕙 Nga ora 22:00, datë 17.06.2026
💧 Rikthimi i furnizimit pritet pas orës 10:00, datë 18.06.2026
🌾 Për zonat rurale:
📍 Kraps
📍 Plyg
📍 Griz
💧 Furnizimi me ujë do të rifillojë pas orës 16:00, datë 18.06.2026.
🙏 Faleminderit për mirëkuptimin!

Screenshot

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button