AKTUALITETSTAR CHANNEL

UGSH: Sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave dhe në rrjete sociale përbëjnë akt kriminal, kërkohet ndërhyrje e institucioneve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka ngritur shqetësimin për rritjen e gjuhës denigruese, sulmeve dhe agresionit verbal ndaj gazetarëve në rrjetet sociale dhe gjatë protestave të fundit në vend.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ndonëse protestat qytetare janë një shprehje e rëndësishme e lirisë së fjalës dhe një element që forcon demokracinë, një pjesë e reagimeve online ndaj gazetarëve ka kaluar në linçim publik dhe gjuhë urrejtjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

UGSH thekson se nga monitorimet e kryera janë evidentuar mbi 20 gazetarë me përvojë të gjatë në media, të cilët janë bërë objekt i sulmeve të vazhdueshme në rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve dhe analizave të tyre profesionale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas Unionit, këto sulme shfaqen në formën e komenteve fyese, memeve denigruese, etiketimeve dhe fushatave të organizuara bullizuese, të cilat shpesh zhvillohen nga përdorues anonimë apo grupe të koordinuara.

Reklama në FieriWeb

UGSH vlerëson se një sjellje e tillë nuk mund të konsiderohet kritikë e lirë, por përbën, sipas tij, linçim publik dhe agresion virtual që dëmton lirinë e medias dhe klimën demokratike.

“Gjuha e urrejtjes dhe linçimi ndaj gazetarëve është një akt anticivil dhe kriminal dhe duhet të ndëshkohet,” thuhet në reagim.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe prokurorisë që të intensifikojnë hetimet për rastet më të rënda të sulmeve kibernetike dhe të ndërmarrin masa ndaj personave të identifikuar.

Po ashtu, UGSH u kërkon gazetarëve të denoncojnë çdo rast të agresionit online dhe apelon për një reagim të përbashkët profesional kundër këtij fenomeni, përfshirë edhe raportimin e llogarive abuzive në platformat e rrjeteve sociale.

Unioni thekson se mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së shprehjes janë elemente thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe për ruajtjen e standardeve të debatit publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button