Konflikt mes disa personave në Vlorë, Policia ndërhyn dhe shoqëron të përfshirët
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tension dhe shqetësim te banorët dhe kalimtarët e zonës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e shkaqeve që çuan në përplasjen mes tyre.
Situata aktualisht është qetësuar, ndërsa Policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




