KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditje kultivimit të kanabisit në Krujë, policia shkatërron 100 parcela në zonat malore

Vijon aksioni i Policisë së Tiranës dhe Krujës për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis. Operacioni është përqendruar kryesisht në zonat malore të Krujës, ku deri më tani janë asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lënda narkotike është gjetur e kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, secila me nga 50 deri në 100 rrënjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Deri në këtë fazë të operacionit nuk ka persona të arrestuar, por policia ka identifikuar disa persona që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat me kanabis, të cilët janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në terren janë angazhuar 15 grupe efektivësh policie, ndërsa kontrollet dhe aksioni pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button