KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, pranë fshatit Ferma Çlirim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button