AKTUALITETSTAR CHANNEL

Begaj për protestën qytetare: E drejta për t’u shprehur është vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e administratës shtetërore dhe në lidhjen mes qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duke iu referuar situatës aktuale, Begaj u shpreh se qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore, ndërsa theksoi se ushtrimi i kësaj të drejte duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“E drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, deklaroi Presidenti.

Reklama në FieriWeb

Begaj nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, shtetin ligjor dhe interesin publik.

Presidenti garantoi se do të vijojë të jetë i përkushtuar në mbrojtjen e Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të interesit kombëtar dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button