AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ministria e Brendshme shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, ndalim hyrjeje në Shqipëri për 15 vite

Burime bëjnë me dije se Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” të Ikball Huduti, duke i ndaluar hyrjen në territorin shqiptar për një periudhë 15-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të njëjtave burime, vendimi është mbështetur në informacione të grumbulluara nga institucionet përkatëse, sipas të cilave veprimtaria e saj është vlerësuar si kërcënim për interesat e vendit, sigurinë kombëtare, si dhe rendin dhe sigurinë publike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mësohet se urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim strukturave të Policia e Shtetit dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ikball Huduti është përmendur më herët në media për qëndrimet e saj publike dhe lidhjet e pretenduara me regjimin iranian. Ajo është shfaqur në aktivitete ku ka qenë i pranishëm edhe ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ndërsa ka bërë deklarata që kanë ngjallur reagime në opinionin publik.

Reklama në FieriWeb

Gjatë ditës së sotme, edhe kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me përfshirjen e saj në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Deri në një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, informacioni mbetet i bazuar në burime dhe raportime mediatike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button