AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Rasti i tretë brenda pak ditësh, gjarpri hyn në një njësi shërbimi në Fier

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit, në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, ku një gjarpër ka hyrë në një njësi shërbimi, duke shkaktuar alarm te punonjësja dhe qytetarët e pranishëm.

Sapo ka vënë re zvarranikun, punonjësja ka dalë menjëherë jashtë për arsye sigurie, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kalimtarë të shumtë të habitur nga situata.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur kapjen dhe largimin e gjarprit pa shkaktuar dëme apo lëndime.

Ky është rasti i tretë i raportuar brenda pak ditësh në Fier, duke rikthyer shqetësimin për praninë e zvarranikëve pranë zonave të banuara dhe aktiviteteve tregtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button