AKTUALITETSTAR CHANNEL

Programi pilot i Terapisë Konjitive të Sjelljes në Burgun e Fierit, drejt shtrirjes në të gjithë Shqipërinë

Shërbimi Penitenciar Shqiptar, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, po zbaton programin pilot të Terapisë Konjitive të Sjelljes (CBT), me synim përgatitjen më të mirë të personave të dënuar për riintegrimin në shoqëri pas lirimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë kuadër, më 23 qershor 2026, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P.) Fier u zhvillua një vizitë vlerësimi nga një ekip i përbërë nga psikologë, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Këshillit të Evropës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vlerësimi u fokusua në përvojën e stafit psiko-social gjatë zbatimit të programit, si edhe në reagimet e të dënuarve që kanë marrë pjesë në terapi. Gjatë një diskutimi në grup, katër të dënuar vlerësuan pozitivisht programin, duke theksuar se mbështetja e psikologut i ka ndihmuar të identifikojnë mendimet negative, t’i përballojnë ato dhe t’i zëvendësojnë me mënyra më konstruktive të të menduarit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Vizita shërbeu gjithashtu për të analizuar efektivitetin e programit dhe për të nxjerrë mësime që do të ndihmojnë në zgjerimin e tij në institucione të tjera penitenciare.

Reklama në FieriWeb

Programi pilot po zbatohet nga shkurti deri në korrik 2026 edhe në I.E.V.P. Fushë-Krujë, Burrel dhe Korçë. Pas përfundimit të kësaj faze, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve synon ta përfshijë CBT-në si një program të rregullt rehabilitimi në të gjitha institucionet penitenciare të vendit.

Nisma zhvillohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, përmes projektit “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button