KOSOVAKRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Morinë/ Makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar gjatë patrullimit pranë pikës kufitare

Një efektiv i Policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë pikës kufitare të Vërmicës, në Morinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 29 qershor. Viktima është identifikuar si Rexhep Gashi, 59 vjeç, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i angazhuar në shërbim në pikën kufitare të Vërmicës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Policisë së Kosovës, në momentin e aksidentit zyrtari po patrullonte në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe, teksa tentonte të kalonte rrugën, është goditur nga një automjet që po lëvizte në drejtim të Vërmicës. Përplasja rezultoi fatale dhe 59-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Drejtuesi i automjetit, D.D., 28 vjeç, shtetas shqiptar, është ndaluar nga policia, ndërsa rasti i është referuar Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button