KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Levan, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë Qafës së Koshovicës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po marrin masa edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Aksi Fier–Levan, veçanërisht zona pranë Qafës së Koshovicës, konsiderohet një nga pikat problematike për aksidentet rrugore. Gjatë sezonit veror, fluksi i lartë i automjeteve rrit ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve të tilla.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button