Tragjedi në Divjakë/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle, policia dyshon se …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e kësaj të hëne fshatin Babunjë, në Bashkinë Divjakë, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Viktima, me inicialet T.K., u gjet nga familjarët brenda një kasolleje. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende duke u hetuar.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se 28-vjeçari jetonte së fundmi vetëm me babanë e tij. Banorë të zonës kanë pohuar se ai mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Lushnjës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.




