KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, plagosen 4 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Mogila”, në territorin e Memaliajt.
Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi, që drejtohej nga një 28-vjeçar, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.




