KRONIKËSTAR CHANNEL

Përdori municion blindshpues nga urrejtja për policët, 43 vjeçari Violand Braçellari le spitalin e Traumës, e pret burgim I përjetshëm

Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e policit Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri në Lozhan të Maliqit ka dalë nga spitali i Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Violand Braçellari 43-vjeç, raportohet se ndodhet i shtruar në spitalin e burgut pranë QSUT-s, ku do të vijojë trajtimin mjekësor nën masa të rrepta sigurie. Pas përfundimit të mjekimit, ai pritet të transferohet në një institucion të sigurisë së lartë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkaq, spas të dhënave të hetimit, Braçellari dyshohet se ka përdorur municion blindëshpues gjatë sulmit me armë automatike ndaj dy efektivëve të policisë. Si pasojë e të shtënave, Enea Mekolli humbi jetën pasi mori pesë plagë, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Nga ekspertiza e armës së sekuestruar rezulton se fishekët e përdorur ishin të tipit blindëshpues, çka sipas hetuesve ka rritur fuqinë shkatërruese të sulmit. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se Braçellari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe se mbante vazhdimisht armë zjarri.

Reklama në FieriWeb

Prokuroria e Korçës ka regjistruar ndaj tij akuzat për vrasjen e punonjësit të policisë për shkak të detyrës, vrasje të mbetur në tentativë ndaj një efektivi tjetër, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, si edhe kundërshtim me armë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për këto vepra penale ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button