KRONIKËSTAR CHANNEL

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që tronditi opinionin me vjedhjen e qindra mijëra eurove nga banesa e Alda Klosit

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja e përfshirë në vjedhjen e qindra mijëra eurove nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, është liruar sot nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dobi u arrestua në janar të vitit 2023, e akuzuar për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e Alda Klosit, ku kishte punuar si pastruese për rreth pesë vite.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit në banesën e saj, policia sekuestroi 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe bizhuteri floriri të fshehura në tubin e aspirimit. Po ashtu, u sekuestruan edhe 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj, si dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ngjarja bëri jehonë të madhe në opinionin publik, jo vetëm për shumat e konsiderueshme të parave të sekuestruara, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.

Reklama në FieriWeb

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Rozeta Dobi ka rifituar lirinë, duke u bërë një nga përfitueset e amnistisë penale që ka nisur të zbatohet në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button