POLITIKËSTAR CHANNEL

Gara për postet drejtuese në PD: Korreshi sfidon Nokën për Sekretar të Përgjithshëm

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për strukturat drejtuese të partisë. Vëmendja kryesore është përqendruar te gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ku përballë sekretarit në detyrë, Flamur Noka, kandidon deputeti i Fierit, Saimir Korreshi.

Korreshi vendosi të hynte në garë vetëm në momentet e fundit. Më herët ishte përfolur edhe emri i deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, si rival i Nokës, por në fund kandidatura e vetme përballë tij mbeti ajo e deputetit fierak.

Reklama në FieriWeb - “”

Ndërkohë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi edhe kandidatët për postet e tjera drejtuese. Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj vijojnë të mbeten nënkryetarë të partisë, ndërsa gara më e fortë për vendin e tretë të nënkryetarit pritet të zhvillohet mes Belind Këlliçit dhe Luçiano Boçit.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar do të votojë edhe për postet e sekretarëve të departamenteve të ndryshme të partisë, mes të cilëve përfshihen organizimi, dixhitalizimi, burimet njerëzore, çështjet ligjore, integrimi europian, pushteti vendor, diaspora, aksioni qytetar dhe fusha të tjera.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button