KRONIKËSTAR CHANNEL
54-vjeçari humb jetën pas një arresti kardiak në paraburgimin e Vlorës

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Viktima, Blerim L., ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacioneve paraprake, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, çka ka bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 54-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të Policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.




