AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shpallen zyrtarisht fituesit e koncesionit Milot-Balldre! 4 kompani do të ndërtojnë 17 kilometra rrugë dhe tunel 850 metra me vlerë 364.7 milionë euro

Fituese është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k. “ALB TIEFBAU” sh.p.k. “InfraKonsult” sh.p.k. “ERALD-G” sh.p.k., me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924.00 EUR pa TVSH.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Botohet në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, fituesi i koncesionit Milot-Balldre. Të tre ofertat ishin me të njëjtën vlerë, ndërsa fituese është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k. “ALB TIEFBAU” sh.p.k.  “InfraKonsult” sh.p.k. “ERALD-G” sh.p.k., me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924.00 EUR pa TVSH.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k, “InfraKonsult” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k., me 93 pikë nga 100 pikë të mundshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Reklama në FieriWeb

* Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH

OFERTAT E SKUALIFIKUARA

* Shoqëria “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a. “A&E Engineering” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH;

Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra do të jetë e kategorisë A, pritet të përfundojë në fund të 2028-ës, dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian. Gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre. 

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, ndaj do të shoqërohet edhe me rrugë alternative pa pagesë kategoria “C”. Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button